Tragjedia në Himarë, del dëshmia e autorit Arjan Tase: Nëse do isha rrotulluar në anën tjetër, do kisha vrarë familjen time

Ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Arjan Tase ka dhënë detaje të tjera lidhur me tragjedinë e ndodhur në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja.

Tase u shpreh se nuk kishte asnjë justifikim për atë që kishte ndodhur dhe nuk kërkonte rrethana lehtësuese.

Por nga ana tjetër, ai u shpreh se në skaf kishte hipur vetëm e ëma dhe djali i tij i vogël, e se pjesa tjetër e familjes ishte në det.

Kështu sipas tij, nëse do të kthehej në anën tjetër, varka e tij do të vriste familjen e vetë.

Komentet Tase i bëri në rrëfimin e tij, gjatë seancës së sotme për masën e sigurisë.

“Dua t’i kërkoj falje familjes të së miturës për tragjedinë që i kam shkaktuar. Nuk do të doja kurrësesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese. Dua tju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë. Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq. Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time”, tha ai pasi kërkoi falje.

Kujtojmë se Prokruroria ka ngritur ndaj tij akuzën “vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte” dhe jo “vrasje nga pakujdesia”, që ishte akuzuar më herët.

Ndërsa ditën e sotme për të u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”, deri në shpalljen e vendimit përfundimtar nga ana e Gjykatës së Vlorës./albeu.com/