Tragjedia në familjen shqiptare në Itali, gruaja akuzon burrin nga spitali: Ai e ngacmonte seksualisht vajzën tonë

Mediet italianë kanë zbuluar detaje të reja nga krimi makabrë në familjen shqiptare.

Taulan Malaj vrau me thikë vajzën e tij të mitur, një italian për të cilin pretendonte se kishte lidhje me gruan e tij dhe këtë të fundit e plagosi.

Viktima mbetën Massimo De Santis, 51 vjeç dhe vajz e tij Xhesika, 16 vjeç.

Djali 5-vjeçar shpëtoi mrekullisht pasi u fsheh pas divanit në momentin e ngjatrjes horror.

Malaj me origjinë nga Vlora ndodhet në brug dhe akuzoeht për vrasje të dyfishtë dhe tentativë vrasjese.

Bashkëshortja e tij, Tefta ka folur nga spitali.

“Burri im është një përbindësh. Deri para dy vitesh ai ngacmonte seksualisht vajzën tonë. Ka ndodhur disa herë… Vajza ime nuk donte të fliste më me të dhe për këtë ai jo vetëm që i shkatërroi jetën, por edhe e vrau”.

Nga shtrati i spitalit ku ndodhet e shtruar, gruaja tha: “Xhesika kishte dy vite që nuk komunikon me të atin dhe nuk e denoncoi vetëm për të mos pasur një emër të keq: e dini si është”.

“Burri im e kishte planifikuar gjithçka, ne ishim të gjithë në gjumë në atë kohë”, tregon ajo. Ai nuk punonte atë natë, po pushonte në shtëpi.Me thikë në dorë ai mori djalin dhe donte ta vriste.Unë u hodha për të shpëtuar fëmijën. I vogli flinte në krevatin e ngjitur me krevatin tonë dopio. Pastaj më dha aq shumë goditje me thikë, sa nuk mbaj mend. Ai bëri video duke më goditur me thikë. Vajza ime po flinte, dëgjoi zhurmat dhe u ngrit. Ai kurrë nuk e donte vajzën tonë”./Albeu.com/


Shtuar 10.05.2023 21:51