VIDEO / Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë ndaj Fiorentinës

Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani ka shënuar gol të bukur në përballje me Fiorentinën si mysafir në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të të Serie A.

Pas një goditje nga këndi në minutën e tetë, Mateo Politano harkoi në zonë, ku Amir Rrahmani me një goditje të bukur me kokë shënoi për 1-0.

Ky ishte goli i tretë i Rrahmanit në këtë kampionat me fanellën e Napolit.

Mbrojtësi është lidhur me një largim në afatin kalimtar të verës dhe pritet që vendimi të merret së shpejti.

Fiorentina arrti të shënojë dy herë me Cristiano Biraghin dhe M’Bala Nzola për të marr epërsinë në pjesën e parë prej 2-1. /Telegrafi/


Shtuar 17.05.2024 22:47