Tragjedia në brigjet italiane, dyshohet për mbi 100 viktima nga përmbytja e anijes me emigrantë

Të paktën 45 persona kanë humbur jetën pasi një anije me emigrantë u përmbyt në Itali, pranë bregut të Kalabrisë.

Sipas mediave numri i viktimave mund të kalojë shifrën 100. Njëkohësisht, raporti provizor flet për 80 të shpëtuar.

Mjeti lundrues u përplas me gurë dhe menjëherë më pas u nda në dysh. Mjekët që në afërsi të Krotons dhanë ndihmën e parë kanë deklaruar se disa nga të shpëtuarit kanë djegie në shumë pjesë të trupit.

Anija ishte nisur nga Smirna katër ditë më parë. Njëzet e dy të mbijetuar u dërguan në spital (njëmbëdhjetë janë të mitur) dhe të paktën njëri është në një gjendje të rëndë. /albeu.com


Shtuar 26.02.2023 14:15