Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir meta, i është bashkuar protestës së qytetarëve para Ministrisë së Brendshme për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë nga gomonia që drejtohej nga komisari Arjan Tase.
Protesta vjen 2 ditë pas tragjedisë së Himarës, ku mbeti e vrarë 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas në breg të detit nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase.
Meta tha se sot ndryshe nga herët e tjera kemi një popull që ëshstë zgjuar dhe po reagon fort, të t’i rikthyer dinjitetin Shqipërisë.
“Nuk na duhen 3 dorëheqje, mjafton vetëm një. Këtu kemi të bëjmë me një bandë, kjo është e qartë. Nuk mjaftojnë të gjitha rastet, por mjafton vrasja e të riut Rasha, se si u vra një fmëijë që shkoi të blejë një paketë, se si u fabrikua nga shteti për të nxjerrë djalin si vrasës. Për ngjarjen e sotme ne akoma nuk kemi një hetim, kuptojmë që këtu nuk kemi një shtet por një bandë. Por tani kemi një popull që është rizgjuar”, tha Meta./albeu.com/