Tragjedia e Halloween-it me 153 viktima, Korea e Jugut në zi kombëtare

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka shpallur ditë periudhë zie kombëtare, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë festës së Halloween në kryeqytetin e vendit, Seul.

Ndërkohë të afërmit e të lënduarve janë drejtuar në spitalet e qytetit duke kërkuar anëtarët e familjes së tyre të zhdukur.

Të lidhura

None found

“Kjo është vërtet tragjike,” tha Yoon në një deklaratë, disa orë pasi rreth 153 njerëz mbetën të vdekur në lagjen Itaewon të Seulit.

Zyrtarët e zjarrfikësve thanë se shumica e viktimave ishin gra dhe të rinj rreth të 20-tave dhe përfshinin qytetarë nga Irani, Uzbekistani, Kina dhe Norvegjia.

 

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në festimet e para të Halloween në Seul në tre vjet, pasi vendi hoqi kufizimet e COVID-19 dhe distancimin shoqëror.

Dhjetëra mijëra pjesëmarrës në festë, të veshur me maska ​​dhe kostume të Halloween, thuhet se kishin shkuar në Itaewon për festën.