TRAGJEDI NË SERBI/ Zjarri “shkrin” familjen, 6 viktima, mes tyre 4 fëmijë në Novi Sad. Skuteri elektrik dyshohet si shkaktar

Gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi zjarri në lagjen Salajka në Novi Sad të Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq. Ai tha se janë anëtare të një familje që jetonin në këtë adrese duke shtuar se fëmijët që vdiqën, ishin nga dy deri në shtatë vjeç.

“Supozohet se ata ishin anëtarë të familjes që jetonte në atë adresë”, tha Daçiç, duke shtuar se fëmijët që vdiqën, ishin nga dy deri në shtatë vjeç.

Pjesëtarët e Administratës për Situata Emergjente të Serbisë dhe zjarrfikësit shuan zjarrin, ndërsa policia dhe prokurori publik nisën hetimet në vendin e ngjarjes.

Siç tha Daçiç, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një skuter që ishte i lidhur me rrjetin elektrik.

“Trupat e viktimave janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa pjesëtarët e MPB-së po punojnë në mënyrë intensive për zbardhjen e të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike”, tha Daçiç.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar për shkak të instalimeve elektrike, konkretisht nga një skuter i cili ishte në karikim.

Zjarri fillimisht u vu re nga një fqinj i familjes, i cili më pas u përpoq t’i kontaktonte dhe t’i ndihmonte, por nuk ia doli, raportojnë mediat serbe. Ndihma e shpejtë ka reaguar menjëherë, por fatkeqësisht, familja nuk ka mundur të shpëtohet.

Zjarrëfikësit arritën të shuanin zjarrin ndërsa policia dhe prokurori publik kanë nisur hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Shtuar 23.08.2024 10:43