Tragjedi në Morinë të Kukësit, polici nga Prizreni dyshohet se i dha fund jetës me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e së martës zonën e Kukësit, ku një punonjës i policisë nga Kosova është gjetur i pajetë në varrezat e fshatit Morinë.

Viktima është identifikuar si shtetasi Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren dhe pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në këtë qytet. Trupi i tij u gjet pa shenja jete rreth orës 08:25 të datës 22 korrik 2026.

Të lidhura

None found

Nga të dhënat e para hetimore, dyshohet se 35-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke përdorur armën e zjarrit, një pistoletë, e cila u sekuestrua menjëherë nga ana e forcave të rendit si provë materiale.

Një grup i specializuar hetimor, i udhëhequr nga Prokuroria, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Po ashtu, Policia e Shtetit po bashkërendon veprimet me Policinë e Kosovës. Qëllimi është verifikimi nëse arma e sekuestruar është pikërisht arma e shërbimit e të ndjerit, si dhe sigurimi i çdo detaji tjetër që do të shërbejë për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.


Shtuar 22.07.2026 10:19

matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet giriş