Tragjedi në Londër, zjarri shkrumbon shtëpinë, humbin jetën 5 anëtarë të një familjeje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Londër, ku si pasojë e zjarrit në një shtëpi dykatëshe në lagjen Houslow, ka humbur jetën një familje me 5 anëtarë.

Flakët shkrumbuan totalisht banesën dhe vetëm një burrë arriti të largohej përpara se të mbërrinte brigada e zjarrfikësve për të shuar zjarrin.

Pasi zjarrfikësit arritën të hynin në pronë, gjetën pesë persona në katin e parë të shtëpisë, të cilët u shpallën të vdekur në vendngjarje, raporton BBC.

Ndërsa, personi që shpëtoi u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ende nuk dihet fati i një personi tjetër që raportohet i zhdukur.

Rreth 70 zjarrfikës dhe dhjetë makina zjarrfikëse ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes. Aktualisht autoritetet e kanë ende të paqartë se çfarë e shkaktoi zjarrin./albeu.com


Shtuar 13.11.2023 13:06

Tags: ,