Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Leicesterit në Britaninë e Madhe, ku një shtetas shqiptar 28-vjeçar u gjet pa shenja jete në mes të rrugës.
Forcat e rendit në Leicestershire konfirmuan se viktima quhet Ervin Lita, i njohur ndryshe edhe si Ervin Axhami.
Të lidhura
None found
Njoftimi për rastin mbërriti në shërbimet e urgjencës rreth orës 06:58 të mëngjesit të së dielës, pasi personeli i ambulancës së East Midlands zbuloi të riun e plagosur rëndë në Compton Road. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, vdekja e 28-vjeçarit u konstatua në vendin e ngjarjes.
Gjatë veprimeve hetimore, autoritetet vunë në pranga dy individë, përkatësisht 36 dhe 27 vjeç, si të dyshuar për përfshirje në krimin e rëndë. Ata u lanë më pas të lirë me masa kufizuese, teksa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë pa ndërprerje.
