Tragjedi në Itali! Çifti shqiptar gjendet pajetë në banesë, dyshohet se janë vrarë nga bashkatdhetari i tyre

Një ngjarje tragjike është shënuar të dielën mbrëma në Spinea.  Një burrë dhe një grua, të cilët jetonin së bashku, u gjetën të vrarë me thikë në shtëpinë e tyre, në via Leopardi.

Zbulimi i trupave është bërë nga Karabinierët, të lajmëruar nga vajza e gruas, e cila nuk kishte mundur të kontaktonte me nënën e saj që pasdite.

Fillimisht u mendua për një rast vrasje-vetëvrasjeje, por nga hetimet u zbulua se dikush i kishte vrarë.

Të dy të vdekurit, sipas mediave italiane,  janë shqiptarë dhe po ashtu edhe i shpalluri në kërkim.

Pas zbulimit të dy trupave, karabinierët, pasi kanë mbledhur dëshmitë e para të vajzës së gruas, kanë shkuar për të kërkuar ish-bashkëshortin në shtëpinë e tij në Mira, i cili mund të jetë i përfshirë në ngjarjet. Një thikë dhe një pistoletë u gjetën brenda shtëpisë në via Leopardi. /albeu.com


Shtuar 21.11.2022 07:52