Trafikonin armë nga Shkodra në Tiranë, mes të arrestuarve edhe ish-policja e Burgjeve

Pesë të rinj u arrestuan pasi trafikonin armë nga Shkodra drejt Tiranës. Ata u arrestuan në një parking në Rinas.

Të arrestuarit janë: Sabian Hasaj, 22-vjeç, Redi Nika 18-vjeç, Denis Hasaj 18-vjeç, Denisa Halilaj 22-vjeçe, Mirjan Hasaj 26-vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Mes tyre është edhe një ish-police e Burgjeve, Denisa Halilaj. Kjo e fundit rezulton të ketë qenë sh- efektive e policisë së Burgjeve.

Sipas hetimeve, dyshohet se të arrestuarit pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për t’i shitur tek persona të tjerë.