Trafik ndërkombëtar i armëve/ SPAK lëshon 6 urdhër arreste

Ditën e sotme, SPAK ka ndërmarrë sërish një operacion në Tiranë. Mësohet se Prokuroria e Posaçme, ka lëshuar 6 urdhër-arreste, për disa persona që akuzohen se trafikonin armë.

Ndërkohë aksioni është në zhvillim.

Ende nuk dihen emrat për të cilët është lëshuar urdhër-arresti, teksa në orët në vijim pritet të dalin detaje të tjera.

Kujtojmë që ditën e djeshme, SPAK zhvilloi një megaoperacion me fokus kapjen e personave me rekorde kriminale, por edhe zyrtarëve të përfshirë në veprimtari kriminale.


Shtuar 1.08.2024 12:37