Tradhtia është një pjesë shumë e vështirë e marrëdhënieve dhe shumica prej nesh mund ta kenë hasur qoftë edhe një herë.
Megjithatë, nëse zbuloni se partneri juaj po ju tradhton, por nuk dëshiron që ju të divorcoheni, duhet të ndiqni disa këshilla që do t’ju bëjnë sërish të lumtur.
-Së pari ju keni dy opsione. Ose do t’i thuash që e di (në rast se ai nuk e di) ose nuk do t’i tregosh dhe do të vazhdosh me hapat e mëtejshëm. Nëse i thoni, duhet të flisni seriozisht dhe t’i bëni të ditur se jeni të gatshëm të përpiqeni të shpëtoni marrëdhënien tuaj edhe nëse ai përpiqet dhe ndërpret çdo kontakt me një grua tjetër.
-Filloni psikoanalizën së bashku në mënyrë që të zbuloni më shpejt dhe më efektivisht se çfarë shkoi keq në marrëdhënien tuaj. Pa terapi në çift do të jetë shumë më e vështirë të përmirësoni dhe riparoni marrëdhënien tuaj.
-Në të njëjtën kohë duhet të bëni një diskutim të thellë dhe të gjeni, nëse është e mundur, cilat ishin arsyet që e çuan atë drejt tradhtisë? A keni folur me të dhe e keni trajtuar keq? I ka munguar seksi? A ka ai ndonjë problem? U dorëzuat dhe nuk u kujdesët fare për veten?
-Që në momentin që mësoni se ai po ju tradhtonte, është mirë të ndryshoni imazhin tuaj në mënyrë që të ndiheni sërish e bukur dhe e dëshirueshme por edhe që ai të shohë përsëri tek ju atë që nuk ka parë vitet e mëparshme. Jashtë e quajnë trup hakmarrjeje dhe padyshim që do t’ju stimulojë në masë të madhe.