Tradhti, vrasje dhe dramë! Një skenar i vërtetë telenovele fshihet pas krimit makabër në Elbasan

Vrasja e Alma Qevanit dy ditë më parë nga kunati me sëpatë si edhe e gjithë historia që qëndron pas autorit të vrasjes, gruas së tij dhe kunatës është e denjë për një telenovelë.

Eva siç i thërrasin familjarët i dha bashkëshortit çdo gjë shtëpinë, pronën dhe jetën e saj ndërsa ai në këmbim i mori jetën e së motrës përpara syve të saj.

Por zanafilla e dramave të Evës nuk nis këtu, ajo vjen nga një martesë tjetër e dështuar. Burri i saj i parë kishte 3 fëmijë me gruan e vëllait të tij, për këtë arsye martesa e tij zgjati vetëm 3 ditë.

Gjithashtu edhe autori i krimit Tefiku Tashi vinte nga një martesë tjetër. Gjithashtu edhe e ndjera Alma kishte pasur një fejesë 4-vjeçare nga e cila e shkëputën familjarët.

Bashkëshortja e autorit të krimit dhe babai saj, kanë dhënë një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” lidhur me ngjarjen e rëndë.

Babai i viktimës, Fatmiri ka treguar se disa ditë para ngjarjes së rëndë, kanë pasur debate të forta mes tyre.

“Vetëm dy ditë më parë para se të ndodhte ngjarja ka pasur një debat të fortë, mes Tefik Tashit dhe kunatës së tij”, u shpreh ai para policëve.


Shtuar 19.05.2023 13:34