“Tradhtar”, momenti kur Abazoviç iu kthehet protestuesve në Podgoricë (VIDEO)

Nuk kanë fund “telashet” për Dritan Abazoviç në Malin e Zi. Teksa vetëm pak ditë më parë kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, tha se ka iniciuar shkarkimin e Dritan Abazoviçit nga posti i zëvendëskryeministrit, ky I fundit sonte është përballur me një turmë protestuesish të tensionuar.

Albeu.com ka sigurua videon e kësaj përplasje në Podgoricë, ku shumë protestues i drejtohen Abazoviç me fjalë fyese ndërsa një prej tyre e cilëson si tradhtar. Përplasja ka ardhur pak pranë godinës së qeverisë.

Protestuesit: Tradhtar, je tradhtar.

Abazoviç: Tradhtinë kërkojeni diku tjetër.

Këto ngjarje vijnë pak ditë pasi Lëvizja Qytetare Ura e Abazoviçit njoftoi se ka dërguar në procedurë parlamentare mocionin për mosbesimin e Qeverisë së Krivokapiçit.

Kjo nismë është nënshkruar nga anëtarët e koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, Lëvizja Ura dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, që janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës si dhe partitë opozitare Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partia Boshnjake, Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe një pjesë e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

Shtuar 21.01.2022 20:55