Gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Teknik të Eksperteve, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka thënë se Omicron është konfirmuar në Shqipëri, por mbizotëron Delta.
Tomini bëri thirrje të ndiqen rregullat anti-Covid.
“Mbizotëron varianti delta pavarësisht konfirmimit të rastit Omicron. Kemi rënie të rezidencës për 100 mijë banorë dhe në incidencën 1 javore kemi rënie përsëri. Sa i përket numrit të rasteve jemi në nivelin e 284 rasteve ditore. Ne po monitorojmë hospitalizimet, e ndërkohë theksohet se kemi qëndrueshmëri të rasteve të hospitalizuara. Mbani parasysh vendosjen e maskave, mbrojtje e higjienës dhe mos grumbullimin e njerëzve. Pra shprehim për të gjithë qytetarët që të vijojnë procesin e vaksinimit dhe të imunizohet”, tha Tomini./albeu.com