Tomini: Kur duhet të vaksinoheni nëse keni kaluar COVID-19

Prej ditësh në vendin tonë po vijon vaksinimi masiv i popullsisë. Një pyetje që haset shpesh është dhe për sa i përket vaksinimit të personave të cilët kanë kaluar koronavirusin.

Lidhur me këtë, zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini, sqaroi se thirrja për të aplikuar bëhet nga mjeku i familjes.

“I bëhet thirrje popullatës ose individëve edhe pse ka një skedar për të cilët ka historik. Pra i bëhet thirrje popullatës ose individëve nëse janë dakord për të aplikuar këto momente ose jo.

Duhet theksuar se brenda 3 muajve pas kalimit të shenjave klinike të Covid pavarësisht moshës nuk rekomandohet kryerja e vaksinës sepse individi në mënyrë natyrale ka antikorpe. Ndërkohë në periudhën 3-6 muaj është e rekomandueshme pavarësisht se sipas studimeve të pjesshme imuniteti natural mund të qëndrojë 6 deri në 8 muaj, sigurisht bëhet e rekomandueshme aplikimi i vaksinës”, u shpreh Tomini duke folur për Abcnews.

Tomini theksoi se programi i vaksinimit do të vijojë me zvogëlimin e moshës, duke zbritur në moshën 65+ me sëmundje bashkëshoqëruese dhe 60+ të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese.


Shtuar 6.04.2021 10:25