Tmerroi qytetarët te Sheshi Skënderbej, 32 vjeçari del para gjykatës (VIDEO)

Arben Mema i cili terrorizoi qytetarët pasi u fut me makinë në sheshin “Skënderbej” ditën e votimeve,  përballet sot me gjykatën.

I pyetur nga gazetarët në sallën e gjyqit, ai ka thënë se nuk kishte për qëllim të kryente atë veprim, por i humbi kontrolli i mjetit.

“Nuk bëra gjë unë, më doli makina jashtë kontrollit, doja të kthehesha djathtas dhe ajo iku majtas,” thotë ai.

32-vjeçari akuzohet për “drejtim mjeti në gjendje të dehur” dhe “vrasje e mbetur në tentativë ndaj një ose më shumë personave.

Shtuar 28.04.2021 10:04