Tmerrohen banorët, zjarri masiv djeg tregun e fruta perimeve në Tiranë (VIDEO)

Tregu i frutave perimeve në zonën e “Varrit të Bamit” në Tiranë është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar gjatë natës.

Nga pamjet shihet momenti kur flaka ka pushtuar tregun dhe tymi të gjithë zonën duke alarmuar banorët që kanë njoftuar zjarrfikësen dhe policinë për të parandaluar përhapjen.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Shkaqet ende nuk dihen.