Pesë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për vjedhje.
Bëhet fjalë për 2 gra dhe 3 burra, të cilët akuzohen për vjedhje në të gjitha qendrat tregëtare të Italisë. Megjithatë firmën e tyre të preferuar kishin “H&M Hennes & Mauritz”.
Banda vinte nga Shqipëria, merrte makina me qira dhe kryente një sërë vjedhjesh me të njëjtin sistem të testuar për disa ditë, më pas kthehej në vendin e tyre. Hetimet nisën shtatorin e kaluar pas denoncimit të avokatit të H&M për një grabitje të ndodhur në dyqanin Gran Fiume (Pordenone). Vetëm në muajt shtator deri në dhjetor dyshohet se banda ka kryer të paktën 14 vjedhje.
Skema e vjedhjes ishte e tillë; dy gratë hynin në dyqane dhe pasi hoqnin rrobat nga varëset e rrobave, i fshihnin mes rafteve. Aty vinin dy burrat dhe i nxirrnin jashtë, ndërsa i treti i priste të gjithë jashtë. Pas prangosjes të shqiptarëve, Policia sekuestroi edhe rrobat, vlera e të cilave shkonte në rreth 8 mijë euro./albeu.com/