Teksa ditën e sotme 3 persona humbën jetën në një atentat në Fushë-Krujë, bëhet me dije se shkak i atentatit të frikshëm të ketë qenë hakmarrja.
Tre viktimat ishin Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, 30 vjeç, të cilët u ekzekutuan me breshëri plumbash pasditen e stome.
Sipas burimeve mësohet se Brilant Martinaj dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit të FNSH, Xhuliano Prela ngjarje e ndodhur në 2020.
Më 20 dhjetor 2020, policia arrestoi Nikoll Sherrniku, asokohe 21 vjeç si autor të dyshuar të vrasjes së Xhuliano Prelës, ndërsa Brilant Martinaj u shpall në kërkim ndërkombëtare.
Vrasja ndodhi pas një konflikti të çastit më 5 dhjetor 2020 për motive të dobëta.
Brilant Martinaj dyshohet se është gjithashtu autor i vrasjes së ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor të vitit 2021. Xhelal Reçi mbeti viktimë, pasi u qëllua me armë pranë biznesit të tij në Laç. 60-vjeçari ishte babai i Besnik Reçit, të cilit iu bë atentat 2 vite më parë.
Për asnjë nga ngjarjet nuk ka pasur prova të plota për Brilant Martinajn, i cili dyshohet të jetë kushëri i Ervis Martinajt.