Atentati me 3 viktima në Fushë-Krujë, gjendet një makinë e djegur në Larushkë (VIDEO)

Një makinë e djegur është gjetur në Larushkë, e cila dyshohet se u përket autorëve të atentatit të sotëm në Fushë-Krujë, ku mbetën 3 të vdekur.

Njëri prej viktimave ishte 30-vjeçari Diklen Vata. Identiteti i dy viktimave të tjera nuk është mësuar ende, pasi ata jamë shkrumbuar kur makina shpërtheu në flakë.

Autorët i dolën para automjetit të viktimave dhe qëlluan me armë 50 herë. Ndërkohë Vata u vra pasi doli nga makina, gjë që ka bërë që atentatorët të ktheheshin dhe të “kryenin detyrën”./albeu.com/