Një shqiptar 38 vjeç është dërguar me urgjencë në spital të dielën pasdite pasi u hodh nga një shkëmb në det në Maltë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën në orën 18:45, ku një numër i madh njerëzish kanë regjistruar kërcimin e 38-vjeçarit në celularët e tyre.
Në pamje duket shqiptari duke u hedhur nga një lartësi e madhe në det.
Kur njerëzit e tjerë panë se ai mbeti nën ujë, ata notuan drejt tij dhe e çuan në breg.
Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, njësia e mbrojtjes civile dhe policia.
Duke folur më pas, mjeku i urgjencës Michael Spiteri paralajmëroi për pasojat e kërcimit nga një lartësi e tillë.
“Të godasësh ujin nga ato lartësi është si të godasësh betonin”, ka shkruar ai në Facebook.
“Ne përgjigjemi me forcë të plotë, por mund të mos jemi në gjendje t’ju ndihmojmë… mos e humbni jetën tuaj kot”, shtoi mjeku.
View this post on Instagram