Tmerr/ 17-vjeçari vret shokun e ngushtë për një postim në rrjetet sociale

Rrjetet sociale mbeten problem i ngjarjeve të rënda. Një rast tragjik ka ndodhur në Turqi.

Një 17-vjeçar ka vrarë shokun e tij të ngushtë, për arsye se ky i fundit nuk fshiu një postim në rrjetet sociale, raportojnë mediat vendase..

Muhammed Seyh Ahmed ka shpërndarë në rrjetet sociale një postim për mikun e tij İbrahim A, të cilin kyi fundit i kërkoi të hiqte postimin.

Diskutimi mes dy shokve u kthye në sherr, ku gjatë përleshjes, Ibrahim A. ka plagosur rëndë me thikë Muhammed Seyh Ahmed, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.


Shtuar 18.09.2023 16:30