Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria synon të legalizojë përdorimin e kanabisit për arsye mjekësore.
Kjo deklaratë e tij ka sjellë reagime të shumta, mes të cilëve edhe ai i famullitarit të Shkodrës, Dom Vlash Palaj.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, famullitari Palaj shkruan:
“Edhe kyt kishim mangut…!
Regjimi i asaj kohe detyroi kyt t’shkretë popull të HA barë, ky i sotshmi të PI barë. Dallim i vogel…!
Po, si kshtu more, t’marroftë Zoti, ti që për 30 vite nuk legalizove pronen, për 30 ditë legalizon kanabisin!?
Siguria në kulm… Kanabis i legalizuar në pronë të palegalizuar.
Dhe çka asht ma e keqja, prap fajin e ka populli.
Në fakt populli e ka fajin…!
Jo më kotë Konica thoshte: “ Shqiptari asht por sdin me thanë jam!”