“T’ka mami yll” është “Dance Reality Show”, që pritet të nisë shumë shpejt, në ekranin e “ABC”. Protagonistë do të jenë fëmijët e moshës 10- 15 vjeç, të cilët të mbështetur nga mamatë e tyre do të synojnë me cdo kusht fitoren.
Pas lajmit se moderimi i këtij spektali do të udhëhiqet nga bukuroshja Ilda Bejleri, një tjetër figurë e njohur e ekranit do t’i shtohet kastit.
Bëhet fjalë për moderatoren Erjona Rusi, e cila për herë të parë në 20 vjet karrierë, do të jetë pjesë e një jurie. Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë moderatorja përmes një postimi në Instagram, ku shprehet shumë e emocionuar.
“Edhe mua m’ka mami yll (ose të paktën kështu thotë). Për herë të parë në 20 vjet karrierë, do të jem pjesë e një jurie në formatin më të ri televiziv @tka.mami.yll
Shumë e emocionuar pasi do të jem përballë talenteve të @albinakodanceacademy dhe natyrisht mamave të tyre
Faleminderit @albi_nako dhe @zefinahasani për këtë ftesë
Shihemi së shpejti me @tka.mami.yll”, ka shkruar Erjona krahas fotove, në të cilat shfaqet gjatë provave të spektaklit.
Kujtojmë që “T’ka mami yll” do të ngrihet mbi dy shtylla te forta: mbi sfidën e kërcimit dhe mbi debatin, që do të zhvillohet mes fëmijëve me njëri- tjetrin, mes mamave por padiskutim dhe me jurinë profesioniste që do të japë vendimin final./abcnews
View this post on Instagram