Deputetët e Partisë Demokratike të përjashtuar nga Kuvendi po tentojnë të hyjnë në parlament për të marrë pjesë në seancën plenare që do të zhvillohet sot.
Në hyrje të Kuvendit ka pasur përplasje mes deputetëve dhe Gardës.
Gjashtë deputetët e përjashtuar disa ditë më parë kanë bërë sot kërkesën për anulimin e përjashtimeve.
Tashmë pritet të mblidhet Byroja e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën para seancës.
Gjashtë deputetët e përjashtuar janë Lindita Metaliaj e përjashtuar me 5 ditë, Greta Bardeli 3 ditë, Edmond Spaho 10 ditë, Oerd Bylykbashi 10 ditë, Elda Hoti 10 ditë dhe Sorina Koti 10 ditë.
Sali Berisha nuk ka shkuar ende, pasi ndodhet në seli.
“Të të vij turp, t’i the ka mbaruar Mbledhja e Byrosë. Turq që gënjeni. Turp t’ju vijë. Nuk jeni Gardë por bashibuzukë. Më kape me dorë ti, ca jam unë, kush je ti që do na fusësh një nga një. Nuk të bën përshtypje ty që nuk del asnjë nga Kuvendi se nuk ua mban?! Të lutem shumë, hape derën, se nuk kam qejf të më prekë me dorë. Mos më prek! Kë shtynë?!”, dëgjohet të thotë Spaho.
/albeu.com/