Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë të premte në Turqinë lindore.
Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar magnituda ka qenë 4.5, epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Bingelit, ndërsa thellësia fokale ishte dy kilometra.
Nuk raportohet për dëme apo të lënduar, teksa tërmeti është ndjekur nga dy pasgoditje me magnitudë 3 dhe 3.7 ballë.