Tjetër sukses për Kosovën në Lojërat Olimpike, Nora Gjakova kalon në gjysmëfinale

Nora Gjakova ka shfaqur cilësitë për të kaluar në gjysmëfinale të kategorisë deri 57 kilogramë, në Lojërat Olimpike në Tokio. Ajo ka dominuar plotësisht ndaj sllovenes Kaja Kajzer.

Tashmë, Nora,  është në zonën e medaljeve, përkatësisht në gjysmëfinale. Ajo realizoi hedhje për uazari ndaj Kajzerit, ndërsa në fund arriti edhe Ippon falë një mbërthimi shembullor, që edhe e ka prej anëve më të forta.


Shtuar 26.07.2021 09:12