“Tjetër masë lehtësuese”, Rama firmos vendimin: Pensionistët do të marrin 5 mijë lekë të rinj shtesë në muajin prill

Kryeminsitri Edi Rama ka shpërndarë në facebook vendimin e firmosur, i cili u jep pensionistëve nga 5 mijë lekë të rinj si ndihmë për të përballuar krizën.

Në reagimin e tij në facebook rama shkruan se ky ëhstë një tjetër premtim i mbajtur dhe se hedh poshtë zërat që akuzonin qeverinë se po i vendos taksa komuniste biznesit.

Të lidhura

None found

Sipas Ramës taksa e jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë tashmë do t’i jepet si ndihmë financiare pensionistëve ndërsa thekson se nuk mbaron gjithçka këtu, do të jetë të tjera ndihma.

Postimi i Ramës:

? LAJM I MIRË

Kur thosha do të vendosim taksë të jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë dhe do t’ua shpërndajmë pensionistëve në prill, ata që ju e dini kush janë, bërtisnin ky është tatimi i jashtëzakonshëm komunist?

E bëri BE-ja, e tha edhe këtu Ursula Von Der Leyen që po, kjo është diçka krejt e drejtë në këtë kohë krize dhe e mbyllën përkohësisht gojën?

Pastaj e hapën prapë gojën, duke u qarë hallin pensionistëve se i mashtroi Edi Rama dhe se s’do merrnin asgjë, po kur e dëgjuan që kjo do të ndodhte siç ishte premtuar, u hodhën përpjetë se po shkelej Kodi Zgjedhor! Krejt e pavërtetë, si zakonisht kur ata hapin gojën??‍♂️

Por ja ku prilli erdhi dhe taksa e jashtëzakonshme mbi fitimet e rëna nga qielli i luftës në arkën e eksportuesve të mëdhenj të energjisë, do të fillojë t‘u shpërndahet pensionistëve, si pjesa më e prekur nga pesha e luftës, po edhe më dinjitozja në qëndresën e saj përballë vështirësive të kohrave?

Kjo është një tjetër masë lehtësuese për ta pas Pakos së Madhe, po nuk është e fundit, sepse ne nuk bëjmë dot sa duam për më të moshuarit, por nuk do të lemë kurrë pa bërë gjithçka mundemi?❤️??

*më poshtë vendimi i sapofirmosur i qeverisë


Shtuar më 1.04.2023 19:23

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet giriş