Tjetër incident në Adriatik, peshkarexha shqiptare përplaset me velierën britanike

Tjetër incident në Adriatik, peshkarexha shqiptare përplaset me velierën britanike

Një tjetër incident ka ndodhur gjatë natës në detin Adriatik, pasi një peshkarexhë shqiptare ëhstë përplasur me një velierë të vogël me flamur anglez.

Burimet bëjnë me dije se veliera “Blue Moon” ëhstë përplasur me bashin  anijes së peshkimit. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, apo tu rrezikohej jeta.

Të njëjtat burime konfirmojnë se në velierë udhëtonin dy shtetas britanikë, të cilët përvecc tronditjes nuk kanë pësuar asgjë tjetër. Ndërkohë që veliera ëhstë tërhequr në breg nga peshkarexha “Perëndes“a”.

Ndërkohë që po hetohen shkaqet e incidentit, pasi ngjarja ka ndodhur në një zonë ku nuk ka trafik detar.

Brenda më pak se 24 orëve ky është incidenti i dytë detar. Një ditë më parë si rezultat i përplasjes nga trageti i linjës Durrës-Bari u mbyt anija e peshkimit “Elton I”, ndërsa policia kufitare shpëtoi nga mbytja ekuipazhin e saj, që arriti të përdorë mjetin e shpëtimit që kishin në anije, pak çaste para fundosjes së peshkarexhës.


Shtuar 11.05.2023 10:43