Tjetër emër për stolin e Interit, ish-i portugez i zikaltërve mund të zëvendësojë Inzagin

Interi duket se vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar Inzagin, me drejtuesit zikaltër që nuk kanë më besim te trajneri italian.

Siç bëjnë me dije mediat italiane së fundmi, emri i radhës që është përmendur për të drejtuar zikaltërit është ai i Serxhio Konseiçaos.

Ish-mesfushori zikalëtr prej kohësh drejton skuadrën e Portos dhe ka bërë mjaft mirë me “Dragonjtë”, për këtë arsye ai pëlqehet nga drejtuesit.

Gjithashtu në listë ndodhen dhe emra si Antonio Konte, Tiago Mota apo dhe De Zerbi.


Shtuar 9.04.2023 13:37