Tiranë/ Zbulohet një kompani që falsifikonte dokumente, arrestohen tre persona

Zbulohet një subjekt (firmë) në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku falsifikoheshin dokumente. Për pasojë janë arrestuar 2 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale dhe 1 shtetas që u kap duke marrë një certifikatë pronësie false.

Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi 37 vula të falsifikuara të institucioneve shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë, dokumente (libreza, leje qarkullimi, deklarata noteriale, dokumente shkollore, dëshmi të aftësive personale) dhe 210 shishe vere të kondarbanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 16.04.2024 10:39