Policia e Tiranës, ka vënë në pranga shtetasin Henri Breçani, 19-vjeç, pasi është konfliktuar me nënën e tij, e cila më pas ka konsumuar disa medikamente, duke tentuar t’i japë fund jetës.
Gruaja me profesion farmaciste, ndodhet ne gjendje kritike për jetën ne repartin e toksikologjisë.
Gjatë shoqërimit, Henri Breçani, ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.
Sipas hetimeve Breçani, dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike.
Ai i ka kërkuar para, nenës së tij dhe ky dyshohet të jetë shkaku i konfliktit mes tyre.
Policia është njoftuar nga QSUT, pasi nëna e 19-vjeçarit është dërguar në spital nga të afërm të saj.