Tirana thyen rekordin e Kuçovës, “plas” termometri nga nxehtësia

Dita e sotme ka shënuar një rekord të ri të temperaturave në shqipëri. Më herët u raportua se qyteti i Kuçovës kishte regjistruar temperatura deri në 50 gradë celcius, por ky rekord ka zgjatur fare pak.

Në Tiranë janë shënuar temperatura mjaft të larta, ku termometri në zonën e Laprakës ka shënuar 53 gradë celcius.

Fatmirësisht sipas parashikimeve të bëra nga sinoptikanët duke nisur nga mbrëmja e sotme vala e të nxehetit afrikan që është “ulur këmbëkryq” prej më shumë se 3 javësh do të largohet. duke bërë që nesër temperaturat të zbresin me 8 gradë.


Shtuar 25.07.2023 16:38