Tirana ka harruar humbjen në derbi duke u rikthyer te fitorja në Abissnet Superiore.
Bardheblutë mposhtën në Elbasan Arena 3-2 Laçin duke i lënë këta të fundit në zonën e ftohtë.
Sa i përket sfidës, gjithçka u zgjidh që në pjesën e parë kur Hasani realizoi dopietë 6′ 22′ ndërsa ndërsa Lulaj thelloi avantazhin 45′.
Në pjesën e dytë Guindo 56′ realizoi me penallti për miqtë, ndërsa Ujka ngushtoi shifrat në shtesa 93’.
Tirana mban kreu me 56 pikë, 2 më shumë se Partizani, ndërsa Laçi ngelet në vendin e 8 me 30 pikë.
Në ndeshjen e radhës, bardheblutë luajnë në transfertë përballë Bylis, ndërsa Laçi pret Vllazninë.
Në ndeshjen tjetër Partizani i dehur nga suksesi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Shkodër ndaj Vllaznisë.
Da Silva zhbllokoi shifrat për të kuqtë që në minutën e 3′, por 6 minuta më vonë Balaj realizoi me penallti.
Partizani renditet i dyti me 41 pikë, vetëm 2 pikë larg kreut që mbahet nga Tirana.
Në ndeshjen e radhës, Partizani pret Kastriotin, ndërsa Vllaznia luan në transfertë përballë Laçit./Albeu.com/.