Ivana Knöll mori famë gjatë Kupës së Botës së fundit në Katar dhe është e vetëkuptueshme pse. Kroatja konsiderohej si “fansja më seksi” dhe që nga ajo kohë, popullariteti i saj është rritur si në media ashtu edhe në rrjetet sociale.
Ajo tashmë ka më shumë se 3.5 milionë ndjekës në Instagram dhe shoqërohet me emra si Leonardo Di Caprio apo Jamie Foxx, ashtu si ndodhi edhe në një darkë në restorantin Papi Steak në Miami Beach.
Aty ajo ka përkuar edhe me këngëtarin e njohur Drake dhe nuk ka dashur të humbasë rastin për të përjetësuar momentin. Imazhi, të cilin e ka shpërndarë pak më pas në profilin në Instagram, ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale dhe të shumtë janë ata që sigurojnë se mes tyre ka pasur më shumë se fjalë.
View this post on Instagram
Nuk do të ishte çudi nëse gjykojmë nga fotografia, në të cilën të dy pozojnë të buzëqeshur nga veshi në vesh dhe shumë të afërt. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka dashur të komentojë për këtë çështje për momentin. /albeu.com