Tifozët ëndërrojnë rikthimin e tij, Real Madrid ka një vendim për Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo është duke përjetuar aventurën e tij të fundit me Portugalinë në Kupën e Botës, por gjithashtu dihet që ai është pa ekip pasi Manchester United i ka shkëputur kontratën.

Tifozët e Real Madrid në fakt ëndërrojnë për një rikthim të Ronaldos, por sipas “AS”, Real ka marrë vendimin për të.

Nëse Cristiano Ronaldo do të ëndërronte një rikthim me fanellën e “Los Blancos”, ai do t’i gjente dyert e mbyllura.

Portugezi nuk është pjesë e planeve të Perez dhe Ancelottit./h.ll/a


Shtuar 25.11.2022 20:00