Tifozët braktisën PSG në festën e titullit, Verratti e Marquinho njëzëri: Është një turp, por ecim përpara!

Kur duhen edhe 4 javë që të përfundojë Ligue 1, PSG fitoi titullin e 10-të në historinë e saj, teksa fituan me 16 pikë dieferencë me Marseillën.

Pavarësisht se skuadra pariziene vazhdo të dominojë në kampionatin francez, kjo gjë nuk ka bërë që tifozët të festojnë titullin me lojtarët, pasi tifozët janë akoma të mërzitur dhe të zhgënjyer që PSG u eliminua nga Champions League.

Tifo grupi i PSG-së në ndeshjen që skuadra e tyre luajti me Lens, takim që u mbyll në barazim, ata u larguan 15 minuta para se sfida të mbaronte dhe në fund kur skuadrat morën nga një pikë që e shpalli pastaj skuadrën pariziene kampione stadiumi ishte thuajse i boshatisur.

“Atmosfera është e turpshme. Futbolli është pasioni ynë. Ne përpiqemi të argëtohemi sa më shumë që të jetë e mundur. Është turp që nuk ishin tifozët, por duhet të merremi me të ,” tha kapiteni Marquinhos për festimin e titullit.

“Tifozët që nuk festuan? Është diçka që nuk e kuptoj. Është futboll, ndonjëherë fiton dhe ndonjëherë humb. Ne jemi njerëz normal dhe mund të gabojmë. E di që ata ishin të zhgënjyer me humbjen me Madridin, por në disa raste duhet të ecësh përpara”, theksoi Marko Verratti./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.04.2022 15:48