“Ti ‘veç për doggy je’”/Xheneta përballet me akuzat e Gjestit, ‘shpërthen’ në lot (VIDEO)

Një situatë dramatike u zhvillua në lavanderi, ku Xheneta u pa në një gjendje të rëndë emocionale, duke qarë dhe rrëfyer për fjalët fyese të Gjestit. Në një bisedë me Anisën, ajo shprehu hapur zemërimin dhe zhgënjimin e saj ndaj pretendimeve që, sipas saj, janë tërësisht të pavërteta.

“E kanë bo bajat këtë temë moj,” tha Xheneta mes lotësh, duke mohuar me vendosmëri akuzat. Ajo theksoi se, nëse do të kishte bërë diçka të gabuar, do ta pranonte, por deklaroi se gjithçka që po thuhej ishte shpifje.

Një nga momentet më të forta të bisedës ishte kur ajo tha fjalët e Gjestit, duke theksuar se ato ishin jo vetëm të pavërteta, por edhe tepër fyese. “A di çka do të thotë ky sen? Me ia çelë gojën Drilonit e atij tjetrit e me thanë hajt se ti ‘veç për doggy je’,” u shpreh ajo.

Kjo ngjarje ka ngjallur polemika të mëdha, duke ndarë banorët dhe ndjekësit në mendime të kundërta.

 


Shtuar 12.12.2024 19:30