Ditën e sotme, Romeo dhe Donald Veshaj festojnë ditën e tyre të lindjes. Dy binjakët simpatikë të shoëbizit shqiptar bëjnë 28 vjeç dhe urimet e dedikimet për ta kanë nisur që në mesnatë.
E sigurisht dedikimi që mori më shumë vëmendje ishte ai i Bora Zemanit për partnerin e saj.
Moderatorja ka ndarë disa foto shumë romantike të tyre në Instagram, teksa përmes dedikimit nuk kishte si të linte pa përmendur edhe kunatin e saj.
“Unë e di që ti je gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm me @romeoveshaj por ti e di që do jesh gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm, me mua! #happybirthday”, ka shkruar Bora.
View this post on Instagram