Thriler me vrasjen e makabre të polakes në Greqi, shoqërohet në polici i dashuri i Anastazias

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen makabre të emigrantes polake në ishullin grek, Ko në Greqi.

Trupi i Anastazia Ruinska u gjet dje ne gjendje të dekompozuar në një zonë të shkretë, e mbështjellë me qese në pjesë e sipërme të trupit dhe e mbuluar me çarçaf, barishte dhe degë.

I dyshuar kryesor për vrasjen e 27 vjeçares është një 32-vjeçar nga Bangladeshi, pasi ai ka qenë personi i fundit me të cilin e ndjera është takuar para se të zhdukej.

Gjithashtu trupi i saj u gjet vetëm një kilometër nga banesa e emigrantit nga Bangladeshi, i cili është arrestuar. Sakaq autoritet kanë rezerva edhe pë të dashurin e 27-vjeçares, gjithashtu me origjinë polake.

Ka qenë pikërisht i dashuri i të ndjerës ai që ka njoftuar policinë për zhdukjen e Anastazias. Sakaq deklarimet e tij lënë për të dëshiruar, e për rrjedhojë ai u thirr sërish sot në polici për të dhënë më shumë informacion në lidhje me raportin e tij me 27-vjeçaren dhe marrëdhënien e tyre së fundmi.

Ajo që thuhet sipas burimeve nga policia është se autori nuk ka vepruar i vetëm, pasi është e pamundur që trupi i viktimës të transportohej pa ndihmën e një personi të dytë.

Rezultatet e ekspertizës mjekoligjore pritet të hedhin dritë mbi hetimet për vrasjen makabre të 27-vjeçares fatkeqe. Ngjarja e Abastazias risjell në vëmendje vrasjen tragjike të Karolinës, 19-vjeçares britanike e cila u masakrua nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopoulos, në banesën e tyre në Athinë dy vite më parë./albeu.com/