“Thonë se jam djalli që të bëri magji”, Rama batuta me Luiza Gegën: Më mirë mos fol se do thonë u shit

 Teksa diskutimi për rihapjen e basteve ishte drejt fundit, kryeministri Rama në fjalën e tij tha se në këtë mbledhje kishte dëshirë të fliste edhe kampionia Luiza Gega e cila ishte e pranishme, por që kryeminsitri e këshilloi të mos e bënte.

Aii i tha Luizës që më mirë të mos fliste se më pas do të shpërthenin kundër, duke i thënë se u shite.

“E dija që donte të fliste Luiza, por më mirë të mos flasë se do thonë që ja u shite për një bast, shkove atje. Mos fol më mirë se do të marrin kot përpara. Se këtu një pjesë e atyre që u gëzuan shumë për ty, janë ata që s’më duan mua. Kur e panë që ne të dy duhemi, e kanë me ty jo me mu. Se kujtojnë se unë jam djalli që të kam bërë magji. Se kanë kuptuar që për ne është detyrim, është nder. Mund ta kishim bërë që në fillim sigurisht, por që tani çdo kampion që do të marri medalje olimpike, ne do ta ndihmojmë, se e meritojnë dhe për të stimuluar më shumë të tjerët që të duan të jenë si ata. Kjo bëhet në të gjitha vendet perëndimore. Kemi pritur Kombëtaren këtu siç pritëm Luizën, kështu që ça meritash do marrim ne, veçse t’i bënim nderimin”, tha Rama./albeu.com