Thirrje nga Rrogozhina: Banorët kundërshtojnë bashkimin me Kavajën, kërkojnë ruajtjen e bashkisë së tyre

Banorët e Rrogozhinës u mblodhën sot në Parkun e Qytetit në shenjë proteste ndaj propozimit për rishikimin e hartës territoriale, që parashikon shkrirjen e bashkisë së tyre me atë të Kavajës.

Duke mbajtur pankarta dhe brohoritur “Rrogozhina është e jona”, pjesëmarrësit shprehën kundërshtinë e tyre të hapur ndaj këtij projekti, duke insistuar që njësia e tyre administrative të ruajë pavarësinë dhe veçorinë.

Të lidhura

None found

Gjatë tubimit, ata u drejtuan zyrtarëve qeveritarë me ftesën që të shkojnë personalisht në Rrogozhinë e të dëgjojnë drejtpërdrejt brengat e komunitetit. Sipas protestuesve, Bashkia e Kavajës ndeshet me sfida të shumta dhe nuk do të ishte në gjendje të përballonte njëkohësisht edhe kërkesat e Rrogozhinës.

Duke kërkuar tërheqjen e projektligjit për ndarjen e re territoriale, qytetarët nënvizuan se Rrogozhina duhet të vazhdojë të ekzistojë si bashki e veçantë, me organet e saj përfaqësuese dhe administrative. Ata paralajmëruan gjithashtu se do të intensifikojnë reagimet nëse autoritetet nuk do t’i marrin parasysh kërkesat e tyre.


galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibomrekabet girişbetcio