Theu xhamat e komisariatit në Kukës dhe tentoi të godiste efektivin, arrestohet 37-vjeçari

Policia ka arrestuar një 37-vjeçar në Kukës, pasi me sende të forta ka thyer xhamat e Zyrës së Pritjes të Qytetarëve në Komisariatin e Policisë Kukës dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe ka tentuar të godasë punonjësit e Policisë.

Njoftimi i policisë:

Kukës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës” e mbetur në tentativë, shtetasin J. H., 37 vjeç, banues në fshatin Bushat, pasi ka thyer me sende të forta xhamat e Zyrës së Pritjes të Qytetarëve në Komisariatin e Policisë Kukës dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe ka tentuar të godasë punonjësit e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 19.11.2021 16:18