Theu masën “arrest shtëpie” se i pihej kafe, përfundon në burg 39-vjeçari

Një 39-vjeçar nga Mallakastra ëshët arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi kishte thyer masën “arrest shtëpie” pasi kishte dalë në qytet pë rtë pirë kafe.

Sipas policisë 39-vjeçari u gjet në një lokal, çka përbën shkelje të masës së sigurisë që kishte marrë pasi u akuzua për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Njoftimi i policisë:                                                 

Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 39 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

/AlbEu.com/


Shtuar 24.03.2023 17:18