Një 33-vjeçar shqiptar ka thyer masën e arrestit në shtëpi në Itali, por arratisja nuk i ka shkuar gjatë, pasi është kapur nga policia.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte arratisur drejt Romës. 33-vjeçari është dënuar për krime kundër pronës.
Policia italiane ka arritur të gjejë shqiptarin përmes një aplikacioni “Aloggiati Ëeb”, ku drejtuesit e ambienteve akomoduese duhet të lajmërojnë me Komisariatin e Policisë për çdo person që kërkon të përdorë një ambient të caktuar.