Themeluesi i “Twitter” pritet të largohet nga posti i shefit ekzekutiv

Sipas raportimeve të mediave, bashkëthemeluesi i Tëitter, Jack Dorsey, pritet të largohet nga posti i shefit ekzekutiv të kompanisë.

Dorsey themeloi Twitter-in në vitin 2006 dhe ka shërbyer si shef ekzekutiv i Twitter dhe firmës së pagesave Square.

Ai kishte qenë nën presion nga disa investitorë për të dhënë dorëheqjen vitin e kaluar, në favor të një CEO me një fokus të vetëm.

Çmimi i aksionit të Twitter u rrit paksa pasi u shfaqën thashethemet për largimin e tij.

Lajmi për largimin e Dorsey u raportua për herë të parë nga CNBC të hënën, duke cituar burime anonime të njohura me këtë çështje. Agjencia e lajmeve Reuters veçmas raportoi se i ishte thënë e njëjta gjë.

Të dielën, Dorsey kishte postuar në Twitter, ku shkruante: “E dua Twitter-in”./albeu.com

 

 


Shtuar 29.11.2021 16:45