Thellohet skandali i pagave: Del lista e numrave të telefonit të qytetarëve (VIDEO)

Është thelluar edhe më tej skandali i pagave, pasi tani po qarkullon edhe një databaze me numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë.

E ndërsa dje doli gjerësisht në media lista e pagave të muajit janar të vitit 2021, sot skandali është thelluar akoma më shumë pasi jo vetëm që doli lista e dytë me 60 mijë emra të tjerë më shumë, praktikisht e pagave të Prillit, por përveç kartës së identitetit, pagës dhe të dhënave të tjera janë edhe numrat e telefonit të qytetarëve.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo është vepër e opozitës dhe se e di përse doli tani dhe se është gati që të shkojë të dëshmojë në prokurori nëse organi i akuzës është gati që të marrë versionin e tij.

Nga ana tjetër opozita akuzon qeverinë për përdorimin e të dhënave për të vjedhur zgjedhjet e 25 Prillit./albeu.com/